Aktualitet

Kabrioleja u bë ‘petë’ nga minibusi/ Kush është Klevis Deda, vdiq nga aksidenti dje në Elbasan. Gruan e ka në koma, pr

4 Janar 2021, 07:21 Nga DOSJA

ELBASAN– Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti i ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën Elbasan-Bradashesh. 26-vjeçari Klevis Deda ndërroi jetë bashkë pasi mjeti që drejton bashkëshortja e tij u përplas me një minibus me pasagjerë, 5 prej të cilëve mbetën të plagosur, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Sipas Newsbomb, Klevisi, vetëm 26 vjeç, ishte pasagjer në makinë pasi e kishte lënë që ta drejtonte bashkëshortja e tij, Rexhina Deda.

 

 

Si pasojë e përplasjes me minibusin, të dy mbetën të lënduar rëndë. Rexhina është në gjendje kome, ndërsa bashkëshorti i saj ndërroi jetë në spital pak orë pas aksidentit. Çifti Deda janë prindër të një vajze të vogël, e cila së shpejti bën 3 vjeçe.

Minibusi me 5 pasagjerë  ishte nisur nga Korça me destinacion Tiranën, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne elbasan klevis deda rexhina deda aksident ne elbasan klevis deda rexhina deda

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Janar 2021, 07:12

Titujt e portaleve, 4 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë artikull mbi shtetrrethimin në vend, njoftimin që ...