Aktualitet

Zbardhet ngjarja në Llakatund të Vlorës, nuk pati të shtëna, një person kanosi me armë gjahu kryefamiljarin Devollaj

3 Janar 2021, 21:54 Nga DOSJA
Zbardhet ngjarja në Llakatund të Vlorës, nuk pati të

VLORËDosja.al ka zbardhur konfliktin e ndodhur në Llakatund të Vlorë mbrëmjen e sotme. Mësohet se një person është futur në shtëpinë e familjes Devollaj me armë gjahu dhe ka kanosur kryefamiljarin e saj, pa arritur në përdorimin e armës.

Efektivët janë lajmëruar nga familjarët e tjerë të pranishëm në banesë dhe kanë vënë në pranga kërcënuesin. Bashkë me autorin e kanosjes në komisariat ka përfunduar edhe vetë kryefamiljari Devollaj. Të dy pritet të merren në pyetje për të zbardhur shkaqet e konfliktit.

Paraprakisht raportohet se dy bashkëfshatarët kanë pasur konflikte të herëpashershme. Gjithashru bëhet me dije se autori i sulmit ishte në gjendje të dehur mbrëmjen e sotme kur shkoi me armë gjahu në shtëpinë e Devollajt.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sherr ne llakatund te vlores vlore sherr ne llakatund te vlores vlore

Sondazh

Poll