Aktualitet

Emigrantët shqiptarë bllokohen në Kakavijë, autoritet greke nuk lejojnë kalimin e tyre, u ka skaduar leja e qëndrimit

4 Janar 2021, 07:04 Nga DOSJA
Emigrantët shqiptarë bllokohen në Kakavijë, autoritet greke

GJIROKASTËR– Disa emigrantë shqiptarë janë bllokuar në Kakavijë nga ana e autoriteteve greke. Shqiptarët, të cilët kanë qenë të pajisur me dokumenta të rregullta dhe leje qëndrimi në Greqi por mjetet e tyre të identifikimit kanë qënë jashtë afateve të përdorimit ligjor.

Qeveria greke njoftoi se të gjithë emigrantëve shqiptarë që u ka skaduar leja e qëndrimit nuk do të penalizoheshin, por do të shtyhej afati i përdorimit të tyre për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Mirëpo lajmi duket se nuk ka shkuar deri në doganë, pasi zyrtarë të shërbimit kufitarë bëjnë me dije se për të zbatuar ligjin duhet që t’u vihet në dispozicion një dokument i shkruar.

LAJMI KRYESOR: Pandemia ‘zbraz’ pikat kufitare, ‘harrohen’ radhët kilometrike në kufi/ Në Muriqan dalin 1568 qytetarë në 3 ditë, në Kakavijë vetëm 200 persona për 24 orë. Fluk në portin e Durrësit

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kakavije radhe ne kakavije kakavije radhe ne kakavije

Sondazh

Poll