Aktualitet

Nesër skadon shtetrrethimi! Ulje rastesh dhe 50% imunitet, Tomini: U kthehemi masave të para festave

3 Janar 2021, 17:01 Nga DOSJA
Nesër skadon shtetrrethimi! Ulje rastesh dhe 50% imunitet, Tomini: U

TIRANË– Mbaron afati i masave kufizuese anti-COVID-19 në Shqipëri. Sot është dita e fundit kur shqiptarët u futen në karantinë në orën 20:30 deri në 06:00 të mëngjesit. Fasha orare ishte vendosur që të ishte aktive deri më 4 janar (sot) dhe më pas ora policore do të kthehet si më parë deri në orën 22:00.

Megjithatë sot pritej që Komiteti Teknik i Ekspertëve të dalë në një konferencë për mediat ku do të njoftonte rregullat e reja anti-covid. Nuk dihet nëse do të qëndrojnë në fuqi masat e tanishme, të cilat janë vendosur në datën 24 dhjetor, apo do të ketë një shtrëgim apo lirim masash. 

Vlen të theksohet se numri i personave të prekur dhe viktimat nga COVID në vend sa vijnë e ulen, duke shtuar mundësitë se mund të ketë një lirim masash. Po ashtu edhe studimi i Akademisë së Shkencave bëri me dije se të paktën 50% e popullatës së Tiranës e ka kaluar pandeminë duke fituar imunitet.

Gjithsesi, jo zyrtarisht, në një intervistë për A2CNN, Eugena Tomini tha se nga 5 janari Shqipëria u kthehet masa shtrënguese që ishin në fuqi para festave.  Kjo do të thotë, që mbyllen në karantinë në orën 22:00. 

(k.m/.A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mbyllja e dyte ne shqiperi mbyllja e dyte ne shqiperi

Sondazh

Poll