Aktualitet

HARTA LIVE: Reshje shiu në të gjithë vendin e shtrëngata, parashikimi i motit për sot, prurje të larta në liqenin e Shkod

4 Janar 2021, 06:15 Nga DOSJA
HARTA LIVE: Reshje shiu në të gjithë vendin e shtrëngata,

TIRANË-Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vendin tonë. Sipas IGJEUM, sot priten reshje mesatare shiu në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër të shoqëruara me shtrëngata. 

Sa i përket temperaturave, në bregdet ato do të variojnë nga 8 / 12 °C; në vendet e ulëta: 2 / 11 °C; ndërsa në vendet malore: -1 / 7 °C . Ndërsa era pritet të jetë e lehtë deri mesatare kryesisht në bregdet.

Reshjet e bores ditën e sotme  kanë rënë me intesitet të lartë në fshatrat turistike të Voskopojës dhe Dardhës, si dhe qafen e Qarrit në juglindje të vendit. Në zonën e Dardhës trashësia e borës varion në 15-20 cm. Edhe fshati i Shishtavecit është zbardhur  nga dëbora, por mësohet se nuk ka probleme me qarkullimin e rrugëve. Në aksin Bajram Curri-Valbonë ka pasur rrëshqitje dherash dhe gurësh për shkak të reshjeve të dendura të shiut. Firmat kontraktore kanë punuar për pastrimin dhe zhbllokimin e rrugëve.

HARTA LIVE: 

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet igjeum parashikimi i motit igjeum parashikimi i motit

Sondazh

Poll