Bota

Kërkesa e opozitës/ Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zaev: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme

3 Janar 2021, 16:52 Nga DOSJA
Kërkesa e opozitës/ Kryeministri i Maqedonisë së Veriut

MAQEDONIA E VERIUT-Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, ashtu siç pretendon opozita. Në një intervistë Zaev ka thënë se një veprim i tillë do të ishte tradhëti ndaj atyre që mbështetën axhendën evropiane.

“Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, të pabaza janë kërkesat e opozitës për dorëheqje të Qeverisë. Nuk ka as nevojë e as logjikë për dorëheqje. Një veprim i tillë do të ishte tradhti ndaj atyre që mbështetën agjendën evropiane të vendit. Qeveria është stabile, e mbështetur nga një shumicë stabile parlamentare.

Besimi i shumicës së qytetarëve të cilët i dhanë politikave të kësaj qeverie për shkak të vendosmërisë që t’i zgjidh të gjitha çështjet e hapura, përfshi edhe këtë me Bullgarinë. Mickoski le të shohë oborrin e tij në pallatin e bardhë, le të mendoj dhe zëshëm le të përgjigjet, kush është ai që duhet jep dorëheqje, pas aq shumë zgjedhje të humbura,”- ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni zoran zaev zoran zaev

Sondazh

Poll