Bota

Zgjedhjet në SHBA, Trump nuk heq dorë nga akuzat për mashtrime: Guvernatori i Xheorxhias dhe kukulla e tij janë të korruptu

3 Janar 2021, 16:00 Nga DOSJA
Zgjedhjet në SHBA, Trump nuk heq dorë nga akuzat për mashtrime:

SHBA- Presidenti në detyrë i Amerikës, Donald Trump ka vazhduar me akuzat e tij për mashtim votash në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit. Në një postim në Twitter ai ka shkruar se në Xhorxhia janë vjedhur 17 mijë vota nga ai dhe kanë kaluar të Biden.

Ndër të tjera, ai ka shkruar se Guvernatori i Xhorxhias, Brian Kemp dhe ndihmësi i tij Geoff Duncan nuk kanë bërë asnjë për këtë fakt por kanë lejuar që mashtrimi të ndodhë. Më poshtë Trump gjithashtu ka kujtuar disa edhe nga akuzat e tij që ka bërë më përpara.

Republikanët në Xhorxhia duhet të jenë të kujdesshëm ndaj korrupsionit politik në Qarkun Fulton, i cili është i shfrenuar. Guvernatori, Brian Kemp, dhe kukulla e tij Lt. Guvernatori, Geoff Duncan, kanë bërë asgjë për këtë. Ato janë një turp për njerëzit e Xhorxhias! Unë fola me sekretarin e shtetit Brad Raffensperger dje për qarkun Fulton dhe mashtrimet e votuesve në Xhorxhia. Ai nuk ishte i gatshëm, ose i aftë, për t’iu përgjigjur pyetjeve të tilla si mashtrimi fletëvotimeve nën tryezë, shkatërrimi i votave, votuesit jashtë shtetit, votuesit e vdekur, dhe më shumë. Ai nuk ka asnjë të dhënë! Të dhënat e zgjedhjeve në Xhorxhia, sapo zbuluan, tregojnë se mbi 17,000 vota u kthyen në mënyrë të paligjshme nga Trump në Biden. Vetëm kjo (ka shumë parregullsi të tjera) është e mjaftueshme për të bërë që Xhorxhia të kthehet në e republikanve,” shkroi ai.

Sipas votave të Kolegjit Elektoral, Joe Biden ka 306 vota elektorale ndërsa Trump ka vetëm 232 vota.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota brian kemp donald trump geoff duncan joe biden brian kemp donald trump geoff duncan joe biden

Sondazh

Poll