Bota

Partnerja e Julian Assange: Ekstradimi i tij në SHBA do të ishte fatal për Mbretërinë e Bashkuar

3 Janar 2021, 16:03 Nga DOSJA
Partnerja e Julian Assange: Ekstradimi i tij në SHBA do të ishte fatal

BRITANI– Partnerja e Julian Assange ka thënë se një vendim për ekstradimin e themeluesit të  Wikileaks në SH.B.A. do të ishte “politikisht dhe ligjërisht katastrofik për Mbretërinë e Bashkuar”, në prag të vendimit të gjykatës.

Assange, 49 vjeç, do përballet me një gjyq prej 18 akuzash, duke pretenduar një komplot për të hakuar kompjuterat dhe një komplot për të marrë dhe zbuluar informacione të mbrojtjes kombëtare në një rast që kritikët kanë gjykuar si një sulm të rrezikshëm ndaj lirisë së shtypit.

Në Old Bailey të hënën, gjyqtarja e rrethit Vanessa Baraitser do të japë vendimin e saj nëse ai duhet ekstraduar për t’u përballur me akuzat në SH.B.A., ku avokatët e tij thonë se ai do përballet me 175 vjet burg nëse dënohet. Qeveria e SHBA thotë se dënimi ka të ngjarë të jetë midis katër dhe gjashtë vjetësh.

Çështja kundër Assange ka të bëjë me botimin e WikiLeaks të qindra mijëra dokumenteve të zbuluara rreth luftërave në Afganistan dhe Irak, si dhe kabllove diplomatike, në 2010 dhe 2011. Prokurorët thonë se Assange ndihmoi analistin amerikan të mbrojtjes Chelsea Manning të thyejë Aktin e Spiunazhit, ishte bashkëpunëtor në hakimet nga të tjerët dhe publikoi informacione të klasifikuara që rrezikuan informatorët e SH.B.A.

Avokatët e tij argumentojnë se prokuroria është e motivuar politikisht dhe se ai po ndiqet sepse WikiLeaks publikoi dokumente të qeverisë amerikane që zbuluan prova të krimeve të luftës dhe abuzimeve të të drejtave të njeriut. Kristinn Hrafnsson, kryeredaktori i WikiLeaks , tha: “Fakti i thjeshtë që kjo çështje e ka çuar në gjykatë e le të shkojë më gjatë është një sulm historik, në shkallë të gjerë të lirisë së fjalës.

Assange është mbajtur në burgun e sigurisë së lartë Belmarsh që kur policia e nxori nga ambasada Ekuadoriane në Londër, ku ai ishte strehuar për shtatë vjet dhe e arrestoi për shkeljen e kushteve të tij të lirimit me kusht.

Raportuesi special i Kombeve të Bashkuara për torturat, Prof Nils Melzer, i cili e ka vizituar atë në Belmarsh, ka thënë që Assange po tregon të gjitha simptomat që lidhen me ekspozimin e zgjatur ndaj torturave psikologjike dhe nuk duhet të ekstradohet. Gjykata dëgjoi se ai ishte diagnostikuar me sindromën Asperger dhe psikiatrët për mbrojtjen thanë se ai vuante nga depresioni i rëndë dhe ishte në një rrezik të lartë vetëvrasjeje.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ekstradimi i julian assange julian assange ekstradimi i julian assange julian assange

Sondazh

Poll