Bota

Tragjike/Ndërron jetë 19 vjeçarja kosovare, nuk e shpëtoi dot as humanizmi i emigrantit

3 Janar 2021, 16:31 Nga DOSJA
Tragjike/Ndërron jetë 19 vjeçarja kosovare, nuk e shpëtoi

KOSOVË– Fati u tregua i pamëshirshëm me 19-vjeçaren nga Kosova, Nazlije Sherifi, e cila nuk ia doli dot të fitonte betejën me sëmundjen e rëndë.

Pas një fushate sensibilizimi me qindra qytetarë mblodhën paratë që i nevojiteshin për të bërë transplantin e veshkës, pas sëmundjes së rëndë që e kishte prekur, ndërsa një emigrant i prekur nga historia e saj, kishe ardhur nga jashtë dhe vendosi t’i falte njërën veshkë.

Por, mediat kosovare raportojnë se para pak minutash vajza ndërroi jetë, edhe pse Valmir Aliçikaj bëri gjestin e rrallë human, ku doli vullnetar për ti dhuruar veshkën vajzës.

Lajmi është bërë i ditur nga vëllai i së ndjerës nëpërmjet një postimi në Facebook:

“Allahu e deshti për vete ngase ishte engjull nga dita qe lindi. ALLAHU tmeshiroft ne xhenet motra ime”, ka shkruar ai.

Edhe kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj i ka shprehur ngushëllime familjes ku dhe ka njoftuar se është takuar me personin i cili po priste që ti dhuronte veshkën të ndjerës.

“Para pak minutash ndërroj jetë vajza qe bashkëvendasi ynë Valmir Aliçikaj, i shtyer nga humaniteti për te shpetuar një vajzë 19 vjeçare doli vullnetar të ja dhuroj veshken”, ka shkruar ai.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni vdes 19 vjecarja kosovare vdes 19 vjecarja kosovare

Sondazh

Poll