Bota

FOTO/ Zbulon gjurmë të çuditshme në makinën e saj, shoferja në Angli: Duken të ngjashme me të njeriut, por kanë katër

3 Janar 2021, 15:57 Nga DOSJA
FOTO/ Zbulon gjurmë të çuditshme në makinën e saj,

ANGLI-Alicia Smith nga Scartho Grimsby një shofere ka mbetur e habitur, pasi ka gjetur  disa gjurmë me katër gishtërinj në makinën e saj pas një nate të ftohtë, të cilat nuk e di se kujt i përkasin.

Sipas “The Sun”ato janë shumë të gjata dhe pasi duket se kanë vetëm katër gishtërinj, kjo ka shkaktuar spekulime se çfarë mund t’i ketë bërë ato. Alicia dhe partneri i saj mbetën të habitur kur i panë para se të ndanin imazhet në rrjetet sociale, me shpresën se dikush mund ta zgjidhte misterin. Sipas tyre, ata kurrë nuk kanë parë diçka të till, pasi forma e tyre duket si njerëzore, por fakti që ka katër gishta është e çuditshme.

“Ne kurrë nuk kishim parë diçka të tillë më parë, ishte shumë e çuditshme. Ata janë një formë e çuditshme dhe kanë vetëm katër gishtërinj, dhe nuk duken mjaft njerëzorë. Nuk jam e sigurt nëse ishte fëmijë dhe pse dikush do të ishte zbathur në këtë mot? Makina ishte parkuar jashtë shtëpisë sonë tërë natën, kështu që çfarëdo që të bënte duhet të kishte qenë vetëm jashtë. Ne nuk dëgjuam ose pamë asgjë. Ishte ora 10.30 e mëngjesit kur dolëm dhe dalluam gjurmët e këmbëve. Ne nuk kishim ide se kush i bëri ato dhe dëshironim të shihnim nëse dikush tjetër kishte parë diçka të ngjashme. Ne me të vërtetë duam të dëgjojmë sugjerimet e njerëzve. Gjurma fillon afër cepit të derës së shoferit dhe vazhdon lart në xhamin e përparmë. Ata pastaj kalojnë mbi makinë dhe zhduken. Çfarëdo që i bëri ato gjurmë duhet të kenë pasur këmbë të ftohta duke gjykuar nga shtresa e ngricës që vesh makinën. Nuk ka asnjë gjurmë të gishtit të pestë në asnjërën nga këmbët,”-ka thënë ata.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota alicia smith angli alicia smith angli

Sondazh

Poll

Bota 3 Janar 2021, 14:59

ANGLI-Covid-19 ka gjunjëzuar çdo sektor të mundshëm jetese ën çdo vend të botës. Vështirësitë e pandemisë janë ndjer kudo, por më shumë në pjesën ...