Bota

FOTO/ Harrojnë pandeminë, pa maska dhe pa ruajtur distancimin social, qytetarët mbushin plazhet e Majamit

3 Janar 2021, 16:39 Nga DOSJA
FOTO/ Harrojnë pandeminë, pa maska dhe pa ruajtur distancimin social,

FLORIDA-Qindra pushues kanë mbushur ditën e djeshme plazhet në Majami, duke harruar numrin e lartë të infektimeve. Në fotot e bëra publike, shfaqen njerëzit të cilët kanë mbushur plazhet, të veshur me bikini, duke mos ruajtur distancën fizike dhe as maska

Ndërkohë, gjendja e pandemisë po përkeqësohet. Florida regjistroi numrin më të lartë të rasteve të reja të koronavirusit, me më shumë se 31,000 infeksione të reja të konfirmuara në dy ditët e para të 2021.

Qarku Miami-Dade është epiqendra e infektimeve, me më shumë se 5,000 raste të reja dhe 51 viktima gjatë orëve të fundit, duke marrë numrin e përgjithshëm mbi 300,000.

Ndërsa, Majami ka regjistruar një total prej 304,000 rastesh me Covid-19 që prej fillimit të pandemisë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid-19 ne majami majami covid-19 ne majami majami

Sondazh

Poll