Bota

Stilisti francez i modës Pierre Cardin varroset në Paris me arkivolin që e dizajnoi vetë

3 Janar 2021, 14:42 Nga DOSJA
Stilisti francez i modës Pierre Cardin varroset në Paris me arkivolin

FRANCË-Stilisti i famshëm francez Pierre Cardin është varrosur me një ceremoni private në Paris. Ai vdiq në moshën 98-vjeçare dhe është varrosur me një arkivolin të zi të zbukuruar me një shpatë të cilën vetë e kishte dizenjoi, tehu i saj i ngjante një palë gërshërëve të ndërthurura me syrin e një gjilpëre, një gishtëz dhe fijeve.

Cardin lindi në Itali në 1922 por emigroi herët në Francë. Pierre Cardin kaloi fëmijërinë e tij në Saint-Étienne ku edhe mësoi të qepë. Ai shkoi në Paris në vitin 1945. Një vit më vonë , Christian Dior i ofroi atij një punë si rrobaqepës në shtëpinë e modës që sapo kishte krijuar. Pierre Cardin kaloi katër vjet atje para se të hapte të tijën.

Ai ishte i njohur për stilin e tij dhe modelet e së ashtuquajturës Epoka Hapësinore. Pierre preferonte forma dhe motive gjeometrike. Ai përparoi në modën unisex, ndonjëherë eksperimentale dhe jo gjithmonë praktike, çka e bëntë stilin e tij unik.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni pierre cardin pierre cardin

Sondazh

Poll