Bota

U infektuan me Covid-19, humbin jetën 10 murgesha në Itali

3 Janar 2021, 14:00 Nga DOSJA
U infektuan me Covid-19, humbin jetën 10 murgesha në Itali

ITALI-Dhjetë murgesha kanë humbur jetën pasi janë infektuar me Covid-19. Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në një shtëpi kujdesi për të moshuar në Cervia, në Ravenna.

Mësohet se banesa është një vend ku strehohen kryesisht murgeshat e moshuara, por së fundmi është kthyer në një vatër shpërthimi të virusit.  Rreth 45 persona rezultuan pozitiv me  Covid, ndërsa dhjetë prej tyre nuk mundën t’i mbijetonin sëmundjes.

Ndërkohë bëhet me dije se të prekurit janë duke u trajtuar. Itali është një nga vendet me numrin më të lartë të infektimeve që prej fillimit të pandemisë janë regjistruar 2,141,201 raste pozitive dhe kanë ndërruar jetë 74,985 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni itali ravenna vdesin murgesha ne itali itali ravenna vdesin murgesha ne itali

Sondazh

Poll