Bota

“Nuk është vend i civilizuar”/ Dy turistë ofendojnë dhe provokojnë Serbinë, më pas kërkojnë falje: Ishte për h

3 Janar 2021, 13:16 Nga DOSJA
“Nuk është vend i civilizuar”/ Dy turistë

SERBI-Një video në YouTube, e publikuar nga dy burra nga Britania e Madhe, në të cilën thuhen fjalët ofenduese dhe shaka provokuese për Serbinë, kanë shkaktuar shqetësime në vend.

Sipas mediave serbe, dy burrat, po udhëtonin nëpër Evropë dhe videoja ishte bërë në ditën e gjashtë të udhëtimit të tyre, ku ata thoshin se mezi prisnin të shkonin në Bullgari dhe se Serbia nuk është një vend i civilizuar. Gjithashtu ata kanë shtuar se Bullgaria vërtet është një vend i botës së tretë, por më i mirë se Serbia.

Ndërkohë, pasi videoja mori vëmendjen e mediave, ata e hoqën videon nga kanali i tyre në YouTube dhe publikuan një të re, duke u justifikuar se nuk kishin për qëllim të ofendonin askënd dhe disa fyerje janë bërë pa njohuri paraprake.

“Ne duam ta fillojmë këtë video me një falje. Ajo që kemi postuar më parë ka fyer njerëzit e Serbisë. Komentet tona nuk kishin për qëllim të fyenin askënd. Qëllimi ishte të kthehemi në disa vende që kemi vizituar dhe të provojmë se kemi gabuar duke vizituar të gjitha pjesët e mira që kemi humbur. Gjithçka u mendua me humor të mirë. Nuk ka propagandë dhe urrejtje siç përmenden nga disa gazeta serbe. Ne nuk urrejmë asnjë pjesë të Evropës Lindore, Unë jam i martuar me një grua nga Evropa Lindore. Ne pranojmë që disa komente janë përdorur me mungesë të njohurive paraprake dhe se ato kanë shkaktuar një fyerje. Prandaj, ne kërkojmë falje dhe ri-postojmë videon pa ndonjë pjesë negative në lidhje me Serbinë,“-shkruhej në postimin e ri.

Video e plotë: 

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni serbi video fyese per serbin serbi video fyese per serbin

Sondazh

Poll