Bota

FOTO/ Rrëzohet një avion mbi një shtëpi në SHBA, humbin jetën biznesmeni, gruaja dhe djali i tij, banesa mbulohet nga flak

3 Janar 2021, 12:43 Nga DOSJA
FOTO/ Rrëzohet një avion mbi një shtëpi në SHBA, humbin

SHBA-Një aksident ajror ka ndodhur në Amerikë. Sipas mediave të huaja, një avionë, në të cilin ndodheshin tre person, pjesëtar të një familje është rrëzuar mbi një shtëpi, gjysmë milje larg aeroportit të vendit.

Viktimat janë David S. Compo një biznesmen amerikan, gruaja e tij Michele dhe djali Dwson. David Compo, i cili zotëronte avionin, ishte pilot me përvojë. Aeroplani i vogël, prodhim i vitit 1964, u rrëzua mbi një shtëpi, brenda të cilës ndodheshin 5 anëtarë të një familje.

Ndërkohë, këta të fundit për fat të mirë mundën të dilnin dhe nuk kanë pësuar lëndime. Kurse shtëpia u përfshi nga flakët dhe ka pësuar dëmtime në të dy katet.

Deri më tani ende nuk dihen shkaqet e rrëzimit të avionit, autoritetet amerikane kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota rrezohet avioni ne shba shba rrezohet avioni ne shba shba

Sondazh

Poll