Bota

Qeveria në Izrael ka në plan të vaksinojë dy mln njerëz deri në fund janarit/ Kryeministri: Ne jemi përpara të gjithë b

3 Janar 2021, 14:20 Nga DOSJA
Qeveria në Izrael ka në plan të vaksinojë dy mln njerëz

IZRAEL-Qeveria në Izrael, ka thënë se ka në planë të vaksinojë dy milionë njerëz me dy doza të Pfizer dhe BionTech, deri në fund të janarit. Kryeministri Benjamin Netantahu ka deklaruar se vendi po ecën me ritme shumë të shpejta, ku ka vënë në dukje se për një javë janë vaksinuar 1 milionë njerëz.

“Deri në fund të janarit, ne do të kemi vaksinuar dy milion banorë, shumica prej tyre të moshuar. Që nga e premtja, një milion njerëz kanë marrë injeksionin e tyre të parë. Ne po thyejmë të gjitha rekordet. Ne jemi përpara të gjithë botës,“-ka thënë ai.

Vaksinimi në Izrael ka nisur në 19 dhjetor. Ndërkohë, që prej fillimit të pandemisë në vend janë shënuar 435,866 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 3,404 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota izrael vaksinimi ne izralel izrael vaksinimi ne izralel

Sondazh

Poll