Bota

Shkon në 5 numri i viktimave nga rrëshkitjet e dherave në Norvegji, vazhdojnë kërkimet për 5 të zhdukurit e tjerë

3 Janar 2021, 14:20 Nga DOSJA
Shkon në 5 numri i viktimave nga rrëshkitjet e dherave në

NORVEGJI– Pesë kufoma janë gjetur deri më tani në kërkim të të zhdukurve pas një rrëshqitje masive toke që shkatërroi disa shtëpi në Norvegji, ka thënë policia. Katër trupa u zbuluan të Premten dhe të Shtunën, dhe një tjetër të Dielën në mëngjes. Viktima e parë që u gjet ishte Eirik Grønole, 31 vjeç.

Pesë njerëz mbeten të zhdukur pas shembjes së kodrës që mbuloi me baltë fshatin Ask të Mërkurën. Shpëtuesit po punojnë për të gjetur të mbijetuarit, por shanset për këtë po zbehen. Pas rrëshqitjes së baltës të së mërkurës – e cila spostoi shtëpitë dhe i rrëzoi në një humnerë gjigante – u konsiderua shumë e rrezikshme për të dërguar ekipet e shpëtimit në vend.

Ekipet e shpëtimit janë në një garë me kohën, me vetëm disa orë dritë dite në dimrin Norvegjez për të kërkuar zonën. Kushtet gjithashtu kanë rezultuar sfiduese, me temperaturat që zbresin në -1C dhe toka prej balte rezulton shumë e paqëndrueshme për të ecur punëtorët e urgjencës.

Policia të Premten publikoi një listë të të zhdukurve që përfshijnë tetë të rritur, një fëmijë dy vjeç dhe një fëmijë 13 vjeç, raporton agjencia e lajmeve AFP. Midis tyre është një grua që po fliste me burrin e saj në telefon ndërsa ecte me qenin kur linja ra, sipas gazetës Bergens Tidende.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota rreshqitje dheu ne norvegji rreshqitje dheu ne norvegji

Sondazh

Poll