Bota

4 persona kanë humbur jetën dhe 234 raste të reja me Covid janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

3 Janar 2021, 14:04 Nga DOSJA
4 persona kanë humbur jetën dhe 234 raste të reja me Covid

KOSOVË- Autoritetet Shëndetësore në Kosovë bëjnë me dije se 24 orët e fundit ka humbur jetën 2 persona nga koronavirusi ndërsa janë infektuar 234 të tjerë. Ndërkohë që 420 persona janë të shëruar nga koronavirusi duke e çuar numrin total të shëruarve në 42.635.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 125 raste, Prizren 31 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Mitrovicë 13 raste, Vushtrri 9 raste, Gjakovë 8 raste, Lipjan 6 raste, Malishevë 4 raste, Podujevë 4 raste, Drenas 3 raste, Ferizaj 3 raste, Dragash 2 raste, Gjilan 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga nje rast komunat Graçanicë, Istog, Kamenicë, Kaçanik, Pejë, Shtime, Skenderaj, Suharekë dhe Viti.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 51.965 raste pozitive, ndërsa  1.344 persona kanë humbur jetën.

(I.A/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni bilanci i covid ne kosove covid ne kosove bilanci i covid ne kosove covid ne kosove

Sondazh

Poll