Bota

Covid-19/ Kryeministri britanik Johnson: Shpresojmë të shpërndajmë dhjetëra milionë doza në tre muajit e ardhshëm, presi

3 Janar 2021, 12:03 Nga DOSJA
Covid-19/ Kryeministri britanik Johnson: Shpresojmë të

BRITANI E MADHE-Boris Johnson, ka lajmëruar se në Britaninë e Madhe ditën e nesërme do të mbërrin rreth 530 mijë doza të vaksinës së AstraZeneca.

“Të hënën, do të ketë 530,000 doza të vaksinës së Universitetit të Oksfordit / AstraZeneca në rreth 540 vende të vaksinimit dhe 101 vende spitalore,”-ka thënë ai

Gjithashtu, ai ka thënë se pret që dhjetëra miliona doza vaksinash anit-Covid të administrohen në Britaninë e Madhe gjatë tre muajve të ardhshëm, ku ka theksuar se shpreson se qeveria do të shpërndaj deri në dy milion doza në javë.

‘Ajo që unë mund t’ju them është se ne shpresojmë që të jemi në gjendje të bëjmë dhjetëra miliona doza gjatë tre muajve të ardhshëm,”-ka thënë ai.

Deklarata e tij vjen, pasi më shumë se një milion njerëzve iu është dhënë tashmë doza e parë e vaksinës Pfizer / BioNTech që kur u miratua në fillim të dhjetorit. Ndërkohë, që në Britaninë e Madhe gjithsej janë porositur 100 milion doza të vaksinës AstraZeneca.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnson britani e madhe boris johnson britani e madhe

Sondazh

Poll

Bota 3 Janar 2021, 10:24

Izrael, vazhdojnë protestat kundër Netanyahut

IZRAEL– Vazhdojnë protestat kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu në Izrale, pavarësisht karantinës së shpallur për shkak të koronavirusit.Protestuesit ...