Aktualitet

Vrau kunatin me thikë pas një debati familjar, del fotoja e Klajdi Shundi-t, i sapo-ardhur nga Italia

3 Janar 2021, 13:09 Nga DOSJA
Vrau kunatin me thikë pas një debati familjar, del fotoja e Klajdi

TIRANË– Ky është Klajdi Shundi që në orët e para të 1 janarit goditi me thikë kunatin e tij Vladimir Zvezhda i cili humbi më pas jetën nga plagët që kishte marrë. Mësohet se Shundi ishte kthyer nga Italia dhe sapo kishte blerë një apartament dhe do të festonte ndërrimin e viteve me motrën e tij, kunatin dhe dy mbesat.

Por kjo festë u kthye në tragjedi pas konfliktit që Zvezhda pati me bashkëshorten e tij Silva, motra e Klajdi Shundit i cili pasi debatoi me kunatin e tij e qëlloi me thikë në qafë dhe rrugës për në spital Zvezhda humbi jetën.

So Gjykata dha masën arrest me burg për Shundin, ndërsa pretendoi se nuk e mbante mend ngjarjen, gjë që korespondon me të dhënat që u konfirmuan nga Policia e Tiranës. Pasi e kishin arrestuar për krimin, efektivët e Policisë nuk i merrnin dot dëshminë për shkak të sasisë së madhe të alkoolit që kishte konsumuar. Po ashtu sot në gjyq ai shtoi se me kunatin nuk kishte pasur probleme më parë dhe se nuk e kishte paramenduar vrasjen e tij, duke ia lënë ‘fajin’ alkoolit.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klajdi shundi vladimir zvezhda klajdi shundi vladimir zvezhda

Sondazh

Poll