Aktualitet

NUK DIHET KU JANË!/ ‘Mami do iki nga shoqja’, zhduken dy adoleshentet nga Tirana, marrin me vete kartat e identitetit, para

3 Janar 2021, 12:22 Nga DOSJA
NUK DIHET KU JANË!/ ‘Mami do iki nga shoqja’, zhduken dy

TIRANË- Dy vajza 16-vjeçare nga Tirana janë zhdukur pa gjurmë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se dy vajzat adoleshente janë larguar nga banesa e tyre, mëngjesin e 1 janarit.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se vajzat me iniciale M.H dhe K.A., kanë marrë me vete kartat e identitetit, telefonat dhe para për t’u zhdukur pa lënë gjurmë. Njëra prej tyre kishte kursyer një shumë të madhe parash që kishte mbledhur nga festat e fundvitit. 

Vajzat janë parë për herë të fundit në ‘Qytet Studenti’ në kryeqytet. Policia ka bërë të ditur se deri më tani nuk rezulton që ato të kenë lëvizur jashtë vendit.

Gjithë çka dihet prej tyre është se vajzat u ka thënë prindërve më 1 janar se do ikin tek njëra-tjera për t’i uruar “live” vitin e ri, por më pas janë zhdukur të dyja. Prindërit kanë tentuar që të komunikojnë me to, por ka qënë e pamundur pasi telefonat kanë qënë të fikur. Por pasi të miturat nuk janë kthyer në banesë në mbrëmje, prindërit kanë vënë alarmin, duke shkuar në Komisariatin nr.1 për të bërë denoncimin.

Efektivët kanë marrë të dhënat e tyre dhe kanë nisur menjëherë punën për gjetjen e tyre, megjithatë deri më tani nuk ka asnjë të dhënë lidhur me to. Policia ka kontrolluar sistemin TIMS, por nuk rezulton të kenë dalë jashtë territorit shqiptar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet tirane zhduken dy te miturat tirane zhduken dy te miturat

Sondazh

Poll