Aktualitet

‘Nuk i shkoja dot në dhomë’/ Mjeku shqiptar tregon momentin më të vështirë në punë: Babë e bir ishin të shtruar me

3 Janar 2021, 12:35 Nga DOSJA
‘Nuk i shkoja dot në dhomë’/ Mjeku shqiptar tregon

KOSOVË–Covid ka lënë plagë të hapura në familjet shqiptare dhe jo vetëm për numrin e madh të njerëzve që kanë humbur jetën. Mjeku pulmolog nga Kosova, Shpëtim Thaçi ka treguar momentin më të vështirë që ka hasur gjatë punës së tij në kohën e pandemisë së koronavirusit që lidhet pikërisht me humbjen e jetëve të pacientëve.

Ai ka treguar se në spital ka pasur të shtruar babë dhe bir të dy me Covid. Djali humbi jetën mirëpo nuk mundën ti thonin babait lajmin e trishtë.

“Një prind bashkë me djalin e tij kanë qenë të hospitalizuar. Babai ka qenë 83 vjeçar ndërsa djali 43 vjeçar. Fatkeqësisht djali ka vdekur nga COVID-19. Ai ka qenë në dhomën numër 2 ndërsa babai i tij në dhomën numër 4. Familjarët nuk i kanë treguar atij për vdekjen e djalit. Ka qenë e pamundur me hy në dhomën e tij, gjithë kohën edhe në korridor nëse të ka pa ka thënë djali si është, a është më mirë? Në atë kohë kam pasur problem të kaloj në dhomën numër 4 për të shkuar në dhomën 5, sepse ka qenë e pamundur që ai të mos pyes se si e ka djalin”, tregon ai.

Mjeku tregoi se pas 5 ditësh 83-vjeçari ka dalë nga spitali dhe pastaj është lajmëruar për vdekjen e djalit të tij.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shpëtim thaçi shpëtim thaçi

Sondazh

Poll