Aktualitet

Breshëri pushton Himarën, shkakton dëme në agrume, zbardhet plazhi i Borshit

3 Janar 2021, 12:53 Nga DOSJA
Breshëri pushton Himarën, shkakton dëme në agrume, zbardhet

HIMARË– Në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin bregdetar të Borshit në jug të vendit kanë rënë sasi të mëdha breshri, aq sa e kanë veshur të gjithë plazhin me një shtresë akulli, që e bën të ngjajë sikur ka rënë dëborë.

Rëra në plazhin e Borshit është zbardhur e tëra vetëm nga koha e shkurtër që ra breshëri.  Breshëri ka zgjatur rreth 20 minuta dhe si pasojë e tij janë shkakuar dëme të agrumeve në zonë.

Në disa zona si Velipoja dhe Durrësi janë shkaktuar edhe përmbytje të rrugëve e të disa shtëpive.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet zbardhet plazhi i borshit zbardhet plazhi i borshit

Sondazh

Poll