Aktualitet

PAMJET: ‘Tanti auguri a te…!/ Djali i Vangjush Dakos feston ditëlindjen, mbledh miq e shokë. E ‘djegin’

3 Janar 2021, 10:45 Nga DOSJA
PAMJET: ‘Tanti auguri a te…!/ Djali i Vangjush Dakos feston

DURRËS– Pandemia qarkullon prej kohësh në Shqipëri dhe në të gjithë botën, vetëm jo ku ka socialistë. Djali i ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, Xhulio ka festuar ditëlindjen e tij të 22-të.

Sipas disa pamjeve të siguruara nga JOQ, Xhulio fryn qirinjtë e tortës teksa miqtë i këndojnë këngën e ditëlindjes në shqip dhe në italisht. Më pas të gjithë dëfrejnë duke kërcyer me muzikë popullore shqiptare.

Nga pamjet nuk duket qartë sesa persona janë mbledhur për të festuar dhe në cilën orë është zhvilluar festa e ditëlindjes. Megjithatë grumbullimet janë të ndaluara për shkak të masave shtrënguese që janë marrë për shkak të pandemisë së koronavirusit në vend.

Do të ketë vallë ndonjë reagim nga Policia e Durrësit lidhur me rastin?

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vangjush dako xhulio dako vangjush dako xhulio dako

Sondazh

Poll