Aktualitet

Prej ditësh i infektuar me Covid, Altin Goxhaj i nënshtrohet testit të dytë, publikon rezultatet

3 Janar 2021, 12:00 Nga DOSJA
Prej ditësh i infektuar me Covid, Altin Goxhaj i nënshtrohet testit

TIRANË– Para pak ditësh avokati Altin Goxhaj deklaroi se ishte infektuar me Covid dhe për këtë arsye ndodhej i izoluar në shtëpinë e tij. Ai e kishte marrë virusin nga i ati, të cilit fatkeqësisht i mori jetën ditën e djeshme pasi nuk mundi dot ta përballonte sëmundjen.

Ndërkohë, me anë të një postimi në Facebook, Goxhaj bën me dije se pasi ka kryer testin, ka rezultuar negativ për Covid.

Ai shton se për shkak të procedurave për pritjen dhe varrimin e të atit, bashkë me të ëmën ishin të detyruar të bënin testin dhe në mënyrë të certifikuar dolën negativë.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin goxhaj altin goxhaj

Sondazh

Poll