Aktualitet

DINAMIKA! ‘O dajë, mami dhe babi po zihen’/ Telefonata që NXEHU gjakrat dhe përgjaku 1 janarin, si e vrau Klajdi Shundi k

3 Janar 2021, 11:41 Nga DOSJA
DINAMIKA! ‘O dajë, mami dhe babi po zihen’/ Telefonata që

TIRANË– Zbardhet e plotë dinamika e vrasjes që përgjaku 1 janarin në Tiranë, ku ndërroi jetë 42-vjeçari Vladimir Zvezhda. Autori i ngjarjes, 34-vjeçari Klajdi Shundi kishte ftuar motrën e tij bashkë me kunatin që të kalonin ndërrimin e viteve së bashku, për të festuar edhe blerjen e apartamentit. Ashtu siç e ‘kërkon tradita’…

Në shoqërinë e njëri-tjetrit, të gëzuar prej festës, të dy e kanë kaluar me sasinë e alkoolit që kanë konsumuar gjatë darkës. Në një moment viktima është përplasur me bashkëshorten e tij, në sy të vëllait të saj. I vënë në siklet, Shundi i ka kërkuar kunatit që grindjen mos e bënin në banesën e tij por të sqaroheshin në shtëpinë e tyre, aty ku ai nuk mund t’i shikonte. Duke dëgjuar këshillën e kunatit, burrë e grua janë larguar por sherrin nuk e kanë ndaluar edhe gjatë rrugës për në shtëpi.

Të frikësuar nga përplasja, fëmijët e viktimës kanë marrë dajën në telefon dhe i kanë kërkuar ndihmë për të shuar gjakrat. I shqetësuar për të motrën, 34-vjeçari ka dalë nga banesa dhe ka nisur që të konfliktohet me kunatin e tij. Kështu nisi edhe përplasja mes tyre, që më pas degradoi në përdorimin e thikës. I pirë, Shundi goditi në qafë kunatin, duke i shkaktuar edhe vdekjen.

Sot ai u la në burg nga Gjykata, ndërsa pretendoi se nuk e mbante mend ngjarjen, gjë që korespondon me të dhënat që u konfirmuan nga Policia e Tiranës. Pasi e kishin arrestuar për krimin, efektivët e Policisë nuk i merrnin dot dëshminë për shkak të sasisë së madhe të alkoolit që kishte konsumuar. Po ashtu sot në gjyq ai shtoi se me kunatin nuk kishte pasur probleme më parë dhe se nuk e kishte paramenduar vrasjen e tij, duke ia lënë ‘fajin’ alkoolit.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klajdi shundi vladimir zvezhda vrasje ne 1 janar 2021 klajdi shundi vladimir zvezhda vrasje ne 1 janar 2021

Sondazh

Poll