Politike

Xhaçka videokonferencë me ushtarakët në misione: Do të jem avokatja më e fortë për çdo efektiv të Forcave të Armatosu

3 Janar 2021, 12:43 Nga DOSJA
Xhaçka videokonferencë me ushtarakët në misione: Do

TIRANË– Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka zhvilluar një bisedë online me përfaqësues më të lartë në NATO dhe misionet paqeruajtëse në Kosovë, Afganistan, Letoni, Sudanin e Jugut dhe Bosnje-Hercegovinë.

Veç urimit për festat e fundvitit, ministrja e Mbrojtjes është interesuar edhe për shëndetin e efektivëve dhe familjarëve të tyre, në këto kohë të vështira pandemie.

“Tek unë do të keni gjithmonë, përveçse një mike shumë të mirë edhe avokaten tuaj më të flaktë”, u shpreh gjatë bisedës Ministrja Xhaçka, ndërsa shprehu mirënjohjen për kontributin e dhënë nga çdo efektiv i FA, brenda dhe jashtë vendit.

Në takimin online, ku kanë marrë pjesë drejtues të forcave, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj, ka siguruar vijimin e vëmendjes për efektivët dhe familjarët e tyre.

Aktualisht FA përfaqësohet me 200 efektivë në kuadër të misioneve të NATO-s dhe BE-së në disa vende të botës.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ministrja e mbrojtjes olta xhaçka ministrja e mbrojtjes olta xhaçka

Sondazh

Poll

Politike 3 Janar 2021, 11:08

TIRANË– Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama rezulton si një ndër liderët më të ndjekur në botë në rrjete sociale. Sipas studimit më të fundit të të d...