Politike

3 Janar 2021, 11:08 Nga DOSJA

TIRANË– Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama rezulton si një ndër liderët më të ndjekur në botë në rrjete sociale. Sipas studimit më të fundit të të dhënave të popullaritetit dhe interaktivitetit në “Facebook”, të “Terradata”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është politikani i katërt më i ndjekur në Europë për vitin 2020, me jo me pak se 1.3 milion ndjekës.

Po ashtu, sipas të dhënave të “Terradata”, Rama renditet i gjashti në Europë për sa i përket numrit të reagimeve të ndjekësve, me 5.6 milion like gjë që ka bërë që totali i komenteve në faqen e Kryeministrit të Shqipërisë të kapë 524.9 k. ose ndryshe mijë persona.

Jo më larg se dje, Dosja.al publikoi një artikull ku tregonte drejtimin e investimit të parave publike, jo vetëm të Ramës por edhe të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. (Lexo këtu). Paratë që vijnë nga buxheti i shtetit përdoren për PR të faqeve personale të Ramës dhe Veliajt duke numëruar me miliona “folloë” dhe “like”, ndërsa faqet zyrtare janë lënë në mëshirë të fatit.

Por megjithatë duhet të ndjehemi “krenarë” se me shpërdorimin e parave të administratës, Rama ia doli të renditet i katërti në botë, duke lënë pas koka e koka. Më në fund paratë tona u përdorën për diçka që dha rezultat dhe që ktheu kreun e qeverisë në një ‘influencer’ të vërtetë. 

Mbase kur të largohet nga detyra si kryetar qeverie do ta konsiderojë si një punë të dytë atë të menaxhimit të rrjeteve sociale. Sigurisht nëse ka fondet që i kanë lënë në dorë shqiptarët…

Na mbetet vetëm të presim ‘giveway-t’ e tij, se me siguri do të kenë rregulla të thjeshta! 

(k.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll