Politike

FAKTET/ Çdo sekondë protagonizmi paguhet nga buxheti i shtetit, si Rama dhe Veliaj i lanë në mëshirë të fatit faqet e ins

2 Janar 2021, 21:12 Nga DOSJA
FAKTET/ Çdo sekondë protagonizmi paguhet nga buxheti i shtetit, si

TIRANË– Çdo qytetar shqiptar që është mesatarisht i informuar mbi ngjarjet aktuale të ditës, nëse dëgjon ndonjë lajm në lidhje me kryeministrin Edi Rama, apo për Kryeministrinë, e drejton gishtin tek kërkimi në Facebook. dhe jo tek faqja zyrtare e Kryeministrisë, por tek profili i kryeministrit Rama.

E njëjta gjë ndodh edhe me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj. Të dy, Rama dhe Veliaj, kanë investuar aq shumë në faqet e tyre personale, duke e kthyer emrin e tyre në përfaqësinë e faqeve zyrtare të instiTucioneve.

Në një vëzhgim që ka bërë Dosja.al dhe që mund ta bëjë kushdo prej jush, vihet re se kryeministri Edi Rama ndiqet nga plot 1,323,827 njerëz ndërsa faqja zyrtare e Kryeministrisë ndiqet nga vetëm 2,964 persona. Faqja zyrtare e Bashkisë së Tiranës ndiqet nga 31,400 persona ndërsa ajo personale e Erion Veliajt nga 463,198 të tillë.

Kjo tregon qartë drejtimin e investimit të parave publike që u kanë dhënë konkretisht këta dy politikanë, por që nuk janë të vetmit. Paratë që vijën nga buxheti i shtetit përdoren për PR të faqeve personale të Ramës dhe Veliajt, duke lënë ato të isntitucioneve në mëshirë të fatit. Çdo para e shpenzuar për mirëmbajtjen, fotografët, sponsorizimet apo fushatat që ka si burim buxhetin e shtetit, përfundon në profilet e politkanëve, jo në atë të institucioneve.

Dhe kur Veliaj e Rama të mos jenë më në pozicionet që kanë sot, çfarë do të lënë pas në këtë drejtim?  Konkretisht asgjë…ata do të kenë marrë me vete të gjithë investimin që meritonin të kishin faqet e institucioneve, duke i lënë ato në hije.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama erion veliaj edi rama erion veliaj

Sondazh

Poll