Politike

Pas 30 vitesh, Eliot Engel largohet nga Kongresi/ Yuri Kim i jep ‘lamtumirën’: Një jetë të tërë që i ke shërbyer ven

3 Janar 2021, 07:33 Nga DOSJA
Pas 30 vitesh, Eliot Engel largohet nga Kongresi/ Yuri Kim i jep

SHBA– Eliot Engel ditën e sotme do të largohet nga Kongresi në SHBA, pas 32 viteve në detyrë. Engel ka qenë anëtar i Kongresit, ku viteve të fundit ishte kryetar i Komitetit për Politikë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve.

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka shpërndarë një foto me të dhe e falenderuar për punën e bërë dhe për mbështetjen që Engel i ka dhënë Shqipërisë.

“Faleminderit Eliot Engel për një jetë të tërë që i ke shërbyer vendit tonë, përfshirë mbështetjen për marrëdhënie të forta mes SHBA-ve dhe Shqipërisë. Ju keni fituar mirënjohjen, respektin dhe dashurinë e kaq shumë njerëzve në të gjithë botën. Faleminderit,“-shkruan Kim.

Engel ishte së fundi kryetar i Komitetit për Politikë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve. Engel, 73 vjeç, ka thënë se nuk e ka në plan të pensionohet pas humbjes së tij të befasishme në zgjedhjet paraprake. I pyetur nëse do që të jetë ambasador ose nënsekretar në administratën e Joe Bidenit, Engel është shprehur dhe se po i shqyrton opsionet. Kjo ngre pyetjen nëse ai do të vazhdojë të ndikojë politikën e SHBA-së në Ballkan.(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike eliot engel shba yuri kim eliot engel shba yuri kim

Sondazh

Poll