Politike

U bë ‘hit’ në rrjet me “Rama është Skënderbeu ynë”/ Elisa Spiropali s’e vret mendjen: Janë

3 Janar 2021, 08:58 Nga DOSJA
U bë ‘hit’ në rrjet me “Rama është

TIRANË– Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është një prej anëtareve të Partisë Socialiste që ka rënë shumë herë ‘pre’ e memeve në rrjet. Krahasimi që ajo i bëri kryeministrit Edi Rama me figurën e heroit kombëtar Skënderbeu, është kthyer në batutën më të njohur, por duket se ajo e merr me sportivitet. 

E ftuar në emisionin “EXPULS”, Spiropali u shpreh se memet janë një reklamë dhe se nuk shqetësohet fare prej tyre.

“Nuk më shqeteson. Madje memet janë një lloj reklame në politikë, të them të drejtën. Pastaj, për disa prej tyre jane mercenarë, janë të paguar, atë punë bëjnë, dhe faqet e tyre i përdorin si hanxhar për t’i vënë gjoba bizneseve, për të goditur politikanë në fushatë etj. Pra, me mercenarët nuk ke pse merresh, sepse dihet janë të blerë e të shitur, dhe informacione për ta kemi plot se kush dhe si i blen. Për këtë pjesë nuk ia vlen, për pjesën tjetër, për njerëz që kanë talent dhe godasin fenomene të caktuara, është OK. Sepse ne jemi politikanë, dhe ne e kemi marë përsipër që të jemi në sy të publikut dhe gjykohemi e shihemi me loop më të madhe. Këtë nuk e kam problem. Ndersa niveli i dobët i goditjeve, sigurisht që janë njerëz të paguar të cilët zbresin edhe nivelin e humorit në përgjithësi. Për ata që kanë stil dhe i bejnë bukur, mendoj se vlen,”– u shpreh Spiropali.

(k.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elisa spiropali elisa spiropali

Sondazh

Poll