Politike

“Më ndryshoi jetën”/ Hajdari reagon për largimin e Eliot Engel nga Kongresi: Para meje në zyrën e tij kishte shkuar dhe

3 Janar 2021, 12:15 Nga DOSJA
“Më ndryshoi jetën”/ Hajdari reagon për largimin e

TIRANË– Pas largimit të Eliot Engel nga Kongresi në SHBA, ka reaguar Rudina Hajdari.

Deputetja shkruan se ai ka ndryshuar jetën e saj që nga momenti kur i ka shkuar në zyrë, ku dhe mësoi se shumë kohë para saj në të njëjtën zyrë kishte shkuar edhe babai i saj Azem Hajdari.

Në 32 vite shërbim ka prekur zemrat e shumë jetëve përreth përfshirë edhe timen. Ka ndryshuar jetën time në mënyrë trajektore që nga momenti kur shkova në zyrën e tij dhe mësova se babai im ka qenë në të njëjtën zyrë shumë vite më parë. Faleminderit”, shkruan Hajdari.

Eliot Engel largohet sot nga Kongresi në SHBA, pas 32 vjetëve karrierë. Kongresmeni i njohur ndryshe si “miku i shqiptarëve” për shkak të mbështetjes që ka dhënë për Kosovën, është përshëndetur edhe nga figura të rëndësishëme në vendin tonë.

Engel njihet si miku më i mirë i shqiptarëve për vetë rolin e tij vendimtar për Çlirimin dhe Pavarësinë e Kosovës, bombardimet e NATO-s ndaj serbëve dhe parandalimin e një genocidi në masë. Kosova ka emëruar një rrugë dhe një autostradë për nder të Engelit dhe madje, ka lëshuar një pullë postare me fotografinë e tij.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike eliot engel rudina hajdari eliot engel rudina hajdari

Sondazh

Poll

Politike 3 Janar 2021, 11:08

TIRANË– Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama rezulton si një ndër liderët më të ndjekur në botë në rrjete sociale. Sipas studimit më të fundit të të d...