“Ka ende shpresë për të ndryshuar”/ Gazment Bardhi flet nga Baldushku: Vaksina më e mirë për Shqipërinë është larg
2 Janar 2021, 14:42Nga DOSJA
TIRANË- Përfaqësuesit e Partisë Demokratike, Albana Vokshi dhe Gazment Bardhi kanë vizituar ditën e sotme fshatin Baldushk. Në fjalën e tij sekretari i përgjishëm i PD-së Gazment Bardhi ka thënë se Vaksina më e mirë për Shqipërinë është largimi i Ramas nga pushteti.
Më tej Bardhi në fjalën e tij ka thënë se ndryshimi i Shqipërisë do të vijë me ikjen e Edi Ramës nga pushteti në 25 prill. Ndër të tjera Bardhi ka thënë se Rama gjatë 8 viteve të pushtetit nuk ka siguruar 300 mijë vende punë por ka mbyllur 300 mijë të tilla.
“Vaksina më e mirë për Shqipërinë është largimi i Ramës. Vetëm kështu do të shkojmë nga dështimet drejt suksesit, nga dëshpërimi drejt shpresës. Gjithmonë e më shumë shqiptarë po kuptojnë se ka ende shpresë për të ndryshuar. Gjërat mund të bëhen ndryshe. Shqiptarët e kuptojnë se mund të kenë një qeverisje që kujdeset për qytetarët e jo një qeveri që kujdeset vetëm për veten. Për fat të keq në këto 8 vite na u premtuan 300 mijë vende pune, por për fat të keq u mbyllçn 300 mijë vende pune. Me besim tek njëri-tjetri, do të kemi mundësi këtë vit për të bërë ndryshimin, ndyshimin që pret shumica e shqiptarëve. Pa asnjë diskutim vaksina më e mirë për Shqipërinë është largimi i Edi Ramës, dështimeve të tij dhe gjithë pasojave që ka sjellë keqqeverisja në këto 8 vite, papunësi, rritje të kostos të jetesës, shtim të varfërisë, braktisje të njerëzve. Prandaj ndryshimi fillon nga një qeveri, që mbështet njerëzit dhe nuk punon për vete. ky është viti që do të bëjmë të mundur ndryshimin. Nuk e ka më në dorë Edi Rama. E kemi ne në dorë. Ne do të na keni në krah, sa herë te keni nevojë!”, u shpreh Gazment Bardhi.
(I.A/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
PRISHTINË- Vizita e presidentes së re të Kosovës, Vjosa Osmani në Tiranë javën që shkoi ka ndezur debatin në Prishtinë. Me kthimin e Osmanit, mediat në ven...
TIRANË– Eduart Shalsi, deputet i Partisë Socialiste së fundi na njeh edhe me aftësitë e tij për të luajtur me veglat muzikore. Ai ishte i ftuar dje m...
TIRANË- Ndryshimet e papritura në qeveri kanë detyruar ligjvënësit të mblidhen me urgjencë për të miratuar dekretimin e dy ministrave të rinj, Olta Xha&cce...
TIRANË– Kryebashkiaku socialist i Lezhës, Pjerin Ndreu, përmes një postimi në facebook ka njoftuar ndarjen nga jeta të nënës së tij ditën e sotme.Ndreu shp...
SUEDI– Kryesimi i OSBE-së, nga kjo e premte i kalon Suedisë. Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde ka falenderuar kryeministrin Edi Rama për kryesimin e OSBE...
TIRANË-Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar sërish në lidhje me premtimin e radhës nga Edi Rama, për vaksinën anti-Covid.Basha shprehet se edhe me vaksi...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas njoftimit të dhënë nga kryeministri Edi Rama se Shqipëria arriti marrëveshjen me Pfizer. Në një reagim në...
TIRANË- Ashtu siç edhe ishte njoftuar më parë, të parët që do të vaksinohen në Shqipëri janë bluzat e bardha, mësuesit, policët dhe të moshuarit mbi...