48 ORË BILANC/ 9 viktima dhe 675 të infektuar në Shqipëri, MSH-ja publikon shifrat për dy ditët e para të vitit 2021
2 Janar 2021, 16:31Nga DOSJA
SHQIPËRI– Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që të publikojë bilancin për 48 orët e fundit, duke qenë se një ditë më parë, numri i të vdekurve dhe i rasteve të reja me Covid-19 u bë me dije. Në njoftimin zyrtar raportohet se në 48 orët e fundit janë shënuar 9 viktima, përkatësisht pesë për datën 1 janar dhe katër për datën 2.
Në datën 1 Janar, janë kryer 1858 testime në të gjithë vendin dhe kanë rezultuar pozitivë 407 qytetarë, në këto bashki: 154 raste në Tiranë, 33 rastë në Shkodër, 23 raste në Durrës, 20 raste Lushnje, 14 raste në Vlorë, 13 raste në Kurbin, 12 raste në Elbasan, Mat, 8 raste në Korçë, Sarandë, Dibër, 7 raste në Berat, Rrogozhine, Kavajë, Patos, 6 raste në Kamëz, 5 raste në Malësi e Madhe, Krujë, 4 raste në Skrapar, Bulqize, Pogradec, Gjirokastër, Mirditë, Fier, 3 raste në Kukës, Vau Dejës, Kolonjë, Gramsh, Shijak, 2 raste në Cërrik, Vorë, Kuçovë, Delvinë, 1 Lezhë, Has, Pukë, Mallakastër, Librazhd, Tepelenë, Ura Vajgurore, Roskovec, Peqin, Klos, Poliçan. Në datën 1 janar janë shëruar 304 qytetarë, ndërsa në 4 spitalet COVID u trajtuan 293 pacientë, 21 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë u intubuan.
Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1025 testime, nga të cilat janë konfirmuar 268 raste pozitive, identifikuar në këto bashki: 49 raste në Tiranë, 30 raste në Fier, 29 raste në Shkodër, 21 raste në Vlorë, 15 raste në Sarande dhe Dibër, 11 raste në Lushnje dhe Kurbin, 8 raste në Gjirokastër, 6 raste në Kamëz, Krujë dhe Berat, 5 raste në Gramsh, Tepelenë, Mirditë, 4 raste në Tropojë, Ura Vajgurore, 3 raste në Vorë, Klos, Vau Dejës, Kavajë, Lezhë, Durrës, 2 raste në Kukës, Mallakastër, Permet, Divjak, Skrapar, Cërrik, 1 rast në Patos, Kuçovë, Bulqizë, Delvinë, Mat, Pukë, Has, Elbasan.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 286 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 415 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 34,353 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40. Gjithashtu në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID”.
COVID-19 – Statistika (02 Janar 2021)
Testime totale 265,793 Raste pozitive 58,991 Raste të shëruara 34,353 Raste Aktive 23,448 Humbje jete 1190
TIRANË– Drejtori i Urgjencës Kombëtare, njëkohësisht edhe pjesë e Komitetit Teknik të Ekspertëve është shprehur se tre ditët e fundit kanë sjellë rritje të...
LEZHË– Njihej si Tony Montana i Lezhës, por adrenalina e Filip Shtjefnit mori fund sot, ditë kur u vu në pranga për shfrytëzim prostitucioni. Dosja.al ka z...
TIRANË– 62 leje drejtimi janë pezulluar gjatë 24 orëve të fundit pas kontrolleve nga Policia Rrugor. Në njoftimin zyrtar, Policia e Shtetit bën me dije se ...
TIRANË -Terrorizohet Tirana. Një person është parë duke lëvizur me armë me vetë në zonën e Ali Demit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se një person i arm...
DURRËS- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Polica ka bërë të ditur se personi me iniciale L.Sh 27 vjeç ka aksidentuar një person të mo...
PUKË- Qyteti i Pukës mund të konsiderohet Zvicra në vendin tonë për shkak të relievit që ka.Por Puka e mbuluar me botë duket shumë herë më tërheqëse dhe ng...
TIRANË– Zbardhet dinamika e vrasjes së dyfishtë që tronditi vendin në Vigjilje të natës së ndërrimit të viteve. Dy motrat, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Meta...
TIRANË– Gruaja e Përparim Ademit, e cila jeton në Maqedoni ka qënë mikeshë me dy motrat që u vranë nga 59-vjeçari i cili kreu krimin e rëndë më 31 d...
TIRANË– Dalin në dritë detaje të reja në lidhje me vrasjen e dy motrave që u ekzekutuan më 31 dhjetor 2020. Përparim Ademi ka rrëfyer ditën e sotme p...
TIRANË– Përparim Ademi i cili ka vrarë dy motrat në zonën e Astirit më 31 dhjetor 2020, është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës. Ai u shfaq në seanc...