Aktualitet

Shpejtësi ‘skëterrë’ në autostradë dhe të dehur, pezullohen 62 patenta, policia: Po ju monitorojmë me radarë, shijon

2 Janar 2021, 15:16 Nga DOSJA
Shpejtësi ‘skëterrë’ në autostradë dhe

TIRANË– 62 leje drejtimi janë pezulluar gjatë 24 orëve të fundit pas kontrolleve nga Policia Rrugor. Në njoftimin zyrtar, Policia e Shtetit bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer monitorime me radarë në rrugët interurbane Tiranë-Durrës, Tiranë-Elbasan, Tiranë-Lezhë dhe Fier-Vlorë-Fier, si dhe në Rrugën e Kombit, për të parandaluar aksidentet rrugore qe vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara.

Gjatë kontrolleve janë pikasur drejtues mjetesh në gjendje të dehur apo që udhëtonin me shpejtësi tej normave të kaluara.

Prej mëngjesit të sotëm e deri në këto momente, në të gjithë vendin janë pezulluar 34 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 28 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Policia apelon që të respektohen rregullat e qarkullimit rrugor, duke shijuar fundjavën por duke mos rreizkuar jetë njerëzish.

Njoftimi nga Policia e Shtetit.

Vijon zbatimi i planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Monitorim në rrugët interurbane Tiranë-Durrës, Tiranë-Elbasan, Tiranë-Lezhë dhe Fier-Vlorë-Fier, si dhe në Rrugën e Kombit, për të parandaluar aksidentet rrugore qe vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara. Monitorim në të gjitha rrugët e vendit, me dragera, për të parandaluar ngjarjet rrugore që vijnë si pasojë e drejtimit të mjeteve nën efektin e alkoolit. Ditë festive, njëkohësisht dhe fundjavë, ndaj lëvizjet në akset rrugore janë të shtuara. Në këtë kuadër, Drejtoria e Policisë Rrugore ka marrë masa për monitorimin e pandërprerë të akseve rrugore nacionale. Aktualisht në akset kryesore të vendit, Policia është duke përdorur 6 radarë.

Po kështu kontrollet janë përqëndruar edhe në brendësi të qyteteve dhe në akset kryesore rurale duke përdorur dhjetëra akooltestues, me qëllim parandalimin e drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Prej mëngjesit të sotëm e deri në këto momente, në të gjithë vendin janë pezulluar 34 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 28 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin në timon, kujdesuni për jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Policia Rrugore do jetë prezente kudo, me radarë e dragera, jo për të shtuar numrin e gjobave, por për të parandaluar kërcënimin e jetës në rrugë, nga këta drejtues mjetesh që abuzojnë me rregullat dhe normat e sjelljes në rrugë. Gëzuar Vitin e Ri, festoni, shijoni fundjavën, por duke resektuar rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim mbrojtjen e jetës suaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës. #zbatorregullatudhëtoisigurt #RespektoKufizimeteShpejtësisëmos #MosPërdorgjatëdrejtimittë

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pezullohen 62 ptenta policia rrugore pezullohen 62 ptenta policia rrugore

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Janar 2021, 12:15

FOTOT/ Zvicra shqiptare e “pushtuar” nga bora

PUKË- Qyteti i Pukës mund të konsiderohet Zvicra në vendin tonë për shkak të relievit që ka.Por Puka e mbuluar me botë duket shumë herë më tërheqëse dhe ng...