Aktualitet

Avokati i Përparim Ademit: Ai e ka pranuar krimin. Është i rënduar psikologjikisht, shëndeti i tij nuk është i mirë

2 Janar 2021, 11:31 Nga DOSJA
Avokati i Përparim Ademit: Ai e ka pranuar krimin. Është i

TIRANË– Përparim Ademi i cili ka vrarë dy motrat në zonën e Astirit më 31 dhjetor 2020, është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës. Ai u shfaq në seancë i qetë dhe pa maskë, duke pranuar dhe krimin që kreu.

Avokati i tij Arben Gramo tha se prokuroria ndryshoi veprën nga vrasje në rrethana cilësuese në vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare. Avokati tha se gjendja e klientit të tij është e rënduar dhe se e ka pranuar krimin edhe në gjykatë.

Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për arrest me burg. Kjo është vepër penale që parashikohet nga veprat më të rëndë, vetë personi e ka pranuar autorësinë. Prokuroria akuzoi Ademin fillimisht për vrasje në rrethana cilësuese, ndërsa sot kërkoi Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare. Ai është pohues për faktin penal dhe e ka pranuar versionin që jep organi procedues. Ademi është i rënduar psikologjikisht dhe shëndeti i tij nuk është i mirë“, tha avokati.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben gramo përparim ademi arben gramo përparim ademi

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Janar 2021, 06:30

Titujt e portaleve, 2 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme.Dosja.al ka në faqe të parë faktin se ditën e djeshme nuk u raportua bilanci i per...