Aktualitet

Gruaja e Përparim Ademit pohon miqësinë me dy viktimat e vrarë nga burri: E dija që ishin në lidhje intime, por kam heshtu

2 Janar 2021, 11:43 Nga DOSJA
Gruaja e Përparim Ademit pohon miqësinë me dy viktimat e

TIRANË– Gruaja e Përparim Ademit, e cila jeton në Maqedoni ka qënë mikeshë me dy motrat që u vranë nga 59-vjeçari i cili kreu krimin e rëndë më 31 dhjetor 2020.

Ajo është shprehur se ka qenë në dijeni të tradhëtisë së bashkëshortit me dy motrat. Sipas saj, për të mbajtur familjen të bashkuar ka heshtur dhe madje ka bërë mikesha dy motrat.

‘I kam bërë mikesha, udhëtoja me to. Kam heshtur për të ruajtur marrëdhënien.’- është shprehur gruaja e Ademit, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur.

Ajo ka shtuar se ka patur hyrje dhe dalje familjare me ta, madje edhe kanë udhëtuar së bashku. Përparim Ademi, para gjyqtarit Gend Hoxha, ka pretenduar se ka një fëmijë me njërën prej motrave, por që nuk e ka regjistruar në emrin e tij.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet përparim ademi përparim ademi

Sondazh

Poll