Aktualitet

‘Harruan’ bilancin e Covid-19 dhe morën pushim ditën e parë të vitit, Brataj: Thirrjet drejt 127-s janë shtuar, 54 të

2 Janar 2021, 16:27 Nga DOSJA
‘Harruan’ bilancin e Covid-19 dhe morën pushim ditën e

TIRANË– Drejtori i Urgjencës Kombëtare, njëkohësisht edhe pjesë e Komitetit Teknik të Ekspertëve është shprehur se tre ditët e fundit kanë sjellë rritje të thirrjeve nga ana e qytetarëve drejtuar 127-s.

Në një prononcim për TVKlan, një ditë pasi Ministria e Shëndetësisë ‘harroi’ të publikonte bilancin e Covid-19 për 24 orët e shkuara në Shqipëri, Brataj tregon se situata është stabilizuar, por ditët e fundit, numri i thirrjeve telefonike tregon se shqetësimi i qytetarëve për Covid-19 ka ardhur në rritje.

“Me të dhënat e para deri tani nga data 1 Janar janë 2356 thirrje drejt 127. 489 thirrje vetëm për Covid. Për sa i përket misioneve Covid, 117 të kryera në këto dy ditët e para, nga të cilat 54 janë dërguar në spitalet Covid dhe 63 janë trajtuar në banesë,”- tregon Brataj.

I pyetur për situatën e Covid, Brataj thotë se epidemia është nën kontroll dhe për këtë kanë ndikuar masat dhe imunizimi i popullatës.

“Për fat të mirë gjendja eshë nën kontroll dhe numrat janë në ulje. Vaksina është faza finale ajo që do i shërbejë imunizimit të popullatës, e cila ka filluar dhe mos harrojmë që kemi edhe një faze të mirë të njerëzve të imunizuar në mënyrë natyrale që nuk janë burim infeksioni, prandaj edhe shpërndarja e infeksionit ka të bëjë edhe me këtë faktor përveç masave të marra deri tani,”- përfundon ai.

Dosja.al ngriti shqetësimin një natë më parë për ‘harresën’ e institucioneve. Në ditën e parë të vitit 2021, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi që të lërë në ‘terr informativ’ qytetarët përsa u përket shifrave të Covid-19 për 24 orët e fundit, duke mos ditur kështu, se çfarë drejtimi po merrte situata.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi skender brataj koronavirusi ne shqiperi skender brataj

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Janar 2021, 12:15

FOTOT/ Zvicra shqiptare e “pushtuar” nga bora

PUKË- Qyteti i Pukës mund të konsiderohet Zvicra në vendin tonë për shkak të relievit që ka.Por Puka e mbuluar me botë duket shumë herë më tërheqëse dhe ng...