Aktualitet

Lëvizte me armë në brez në zonën e Ali Demit, policia arreston një person 

2 Janar 2021, 14:15 Nga DOSJA
Lëvizte me armë në brez në zonën e Ali Demit, policia

TIRANË -Terrorizohet Tirana. Një person është parë duke lëvizur me armë me vetë në zonën e Ali Demit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se një person i armatosur ka lëvizur me armë në zonën e Ali Demit. Në momentin që personi ka parë policinë ka hedhur armën tip “pistoletë” në tokë dhe ka vrapuar. Në vendngjarje nuk janë raportuar viktima ndërkohë që policia i është vënë në ndjekje të autorit dhe ka mundur që ta arrestojë atë.

Policia në njoftimin e saj ka bërë të ditur se personi në fjalë është 30 vjeç dhe me inicialet R.L. Gjithashtu ka shkruar se materialet e sekuestruara do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Qarkullonte me armë zjarri me vete, por falë dhe bashkëpunimit me qytetarët, Policia lokalizon dhe vë në pranga 30-vjeçarin. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë. Si rezultat i rritjes së besimit të qytetarëve tek Policia, është marrë informacion se një i ri po qarkullonte me armë zjarri në zonën e Ali Demit. Menjeherë u organizuan shërbimet e Policisë për lokalizimin dhe kapjen e personit. Si rezultat i reagimit të menjëhershëm , shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shigjetat”, bënë të mundur që në lagjen “Ali Demi” të lokalizonin personin e dyshuar, i cili sapo ka parë shërbimet e Policisë ka hedhur armën e zjarrit në tokë dhe ka tentuar të largohet me vrap, por gjatë ndjekjes është kapur dhe prangosur nga shërbimet e Policisë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R.L., 30 vjeç, dhe materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(I.A/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet te shtena armesh te shtena armesh

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Janar 2021, 12:15

FOTOT/ Zvicra shqiptare e “pushtuar” nga bora

PUKË- Qyteti i Pukës mund të konsiderohet Zvicra në vendin tonë për shkak të relievit që ka.Por Puka e mbuluar me botë duket shumë herë më tërheqëse dhe ng...