Aktualitet

Aksidentoi një person në Durrës me automjet, shoqërohet në polici autori 

2 Janar 2021, 13:13 Nga DOSJA
Aksidentoi një person në Durrës me automjet, shoqërohet

DURRËS- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Polica ka bërë të ditur se personi me iniciale L.Sh 27 vjeç ka aksidentuar një person të moshuar. I aksidentuari është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe është në gjendje të mirë, ndërsa 27-vjeçari është shoqëruar në komisariatin e policisë për të veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak.

Më datë 02.01.2021, në orën 14:50, në lagjen nr.7, Durrës, shtetasi L. Sh., 27 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin këmbësor ende të pa identifikuar, rreth 70 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në durrës aksident në durrës

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Janar 2021, 12:15

FOTOT/ Zvicra shqiptare e “pushtuar” nga bora

PUKË- Qyteti i Pukës mund të konsiderohet Zvicra në vendin tonë për shkak të relievit që ka.Por Puka e mbuluar me botë duket shumë herë më tërheqëse dhe ng...