Aktualitet

Homazhet për Dhimitër Orgockën, Zamira Kita: Ai është heroi i të gjitha veprave që ka vënë në skenë, do ja çojmë am

2 Janar 2021, 11:25 Nga DOSJA
Homazhet për Dhimitër Orgockën, Zamira Kita: Ai është

TIRANË– Ditën e sotme janë mbajtur homazhet për ndarjen nga jeta të ‘Mjeshtrit të Madh’, regjizorin Dhimitër Orgocka, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.

Në mesazhin e saj të lamtumirës, Zamira Kita tha se kjo është një ditë shumë e dhimbshme për Korçën, por edhe për gjithë Shqipërinë, pasi ka humbur një nga emblemat e artit.

Është një ditë shumë e dhimbshme për Korcën, pasi kemi humbur një nga emblemat më të mëdha të artit. Kemi dhimbje të gjithë, e gjithë Shqipëria. Ai është heroi i të gjitha veprave që ka vënë në skenë. Ne do ta kemi si një amanet ta cojmë më tej dramaturgjinë, që ai e donte shumë. Teatri e ka një ikonë, do ta ketë një emblemë. Ai ka një vend të rëndësishëm në teatër, në zemrat e njerëzve. Lamtumirë i dashur koleg!”, tha Zamira Kita.

Dhimitër Orgocka u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 84-vjeçare pasi përsoi hemorragji cerebrale. Orgocka ishte nderuar edhe me titullin “Mjeshtër i Madh”, ndërkohë që numëron 82 role të interpretuara në skenat e teatrove shqiptare, ku ka marrë edhe çmime, si dhe ka vënë në skenë 104 premiera në teatër si regjisor.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhimitër orgocka homazhet per dhimiter orgocka zamira kita dhimitër orgocka homazhet per dhimiter orgocka zamira kita

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Janar 2021, 06:30

Titujt e portaleve, 2 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme.Dosja.al ka në faqe të parë faktin se ditën e djeshme nuk u raportua bilanci i per...