Politike

Pamjet nga spitalet e rikonstruktuara, Rama: Më të keqen e kemi hedhur pas krahëve, të mirën e kemi para

2 Janar 2021, 08:33 Nga DOSJA
Pamjet nga spitalet e rikonstruktuara, Rama: Më të keqen e kemi hedhur

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ditën e sotme e ka nisur me një video nga spitalet në vendin tonë.

MIRËMËNGJES Fundjavë të qetë dhe kini besim, më të keqen e kemi hedhur pas krahëve, më të mirën e kemi të gjithën përpara,” shkruan Rama.

Në videon e publikuar nga Kreu i Qeverisë shfaqet Ogerta Manastirliu, e cila shprehet se projekti madhor i spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme do të finalizohet këtë vit.

“Viti 2020 vuri në një provë të vështirë mbarë botën. Edhe sistemi i jonë i shëndetesise u përball me një situatë të vështirë. Nga spitali i ri i sëmundjeve të brendshme, një projekt madhor që finalizohet këtë vit. Jemi të vendosur të çojmë deri në fund punët e mira që kemi nisur”, shprehet Manastirliu.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll