Politike

Rama: Shqipëria arriti marrëveshjen për 500 mijë doza vaksine me Pfizer, do të ndihmojmë edhe Kosovën. Vazhdojmë negocia

1 Janar 2021, 10:29 Nga DOSJA
Rama: Shqipëria arriti marrëveshjen për 500 mijë doza

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Shqipëria ka arritur marrëveshjen me Pfizer për të sjellë në Shqipëri 500 mijë dozat e para të vaksinës anti-Covid. Në një mesazh të shpërndarë sot në ditën e parë të vitit 2021, Rama tha se “Siguruam 500 mijë dozat e para të vaksinës me Pfizer. Kemi dakordësuar marrëveshjen”, ndërsa me ironi iu përgjigj akuzave për vizitën në New York. “Shoppingu im në New York përfundoi me sukses”.

Rama deklaroi se marrëveshja është arritur dhe do të paguhet në bazë të një akti normativ që është miratuar nga qeveria, por s’dha detaje mbi vlerën financiare të kontratës. Por para se të vijnë dozat e Pfizer, Shqipëria është në pritje të 9 mijë dozave nga dy vende partnere.

Kryeministri njoftoi se Shqipëria do të marrë nga Pfizer në fillim të javës së tretë të janarit 10 mijë e 700 dozat e para, në muajin shkurt 30.250 dozat e dyta dhe muaj pas muaji në varësi të kalendarit të vaksinimit.

Rama shprehu mllefin për vendimin e Bashkimit Evropian për të mos përfshirë në të njëjtën kohë vaksinimin e Ballkanit Perëndimor. ” Si njeri jam ndjerë i indinjuar dhe si evropian jam ndjerë i turpëruar, ndërsa si kryeministër jam ndjerë i motivuar, për të mos lejuar që shqiptarët të ndihen të përjashtuar nga mundësia për t’u mbrojtur bashkë me evropianët e tjerë.”-tha ai, ndërsa njoftoi se Shqipëria do të dhurojë dozat e nevojshme për vaksinimin e personelit mjekësor në spitalin e Prishtinës. “Ne nuk do t’i kthejmë shpinën Kosovës”,-tha ai. 

Kryeministri foli edhe për ndarjen e kategorive të vaksinimit dhe ashtu siç edhe ishte njoftuar më herët, të parët që do të vaksinohen janë bluzat e bardha, mësuesit, policët dhe mosha mbi 75 vjeç. Fushata do të mbajë emrin “Shqipëria buzëqesh”.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama marreveshja shqiperi-pfizer edi rama marreveshja shqiperi-pfizer

Sondazh

Poll