Politike

Rama: Siguruam marrëveshjen me Pfizer, dy vende partnere do të na sjellin 9 mijë doza! 10 mijë të parat vijnë në javën e

1 Janar 2021, 11:07 Nga DOSJA
Rama: Siguruam marrëveshjen me Pfizer, dy vende partnere do të na

TIRANË- Dje mbrëma, qeveria shqiptare ka arritur marrëveshjen për të marrë 500 mijë doza vaksine Pfizer. Kryeministri Edi Rama dha lajmin si dhe shpjegoi ndarjen e dozave që do të vijnë nga Pfizer. Rama tha se në fillim të javës së tretë të janarit, Shqipëria do të marrë 10.700 doza, në shkurt, 30.250 dhe gradualisht muaj pas muaji, në bazë të planit të vaksinimit.

Edi Rama: Siguruam 500 mijë dozat e para të vaksinës me Pfizer. Kemi dakordësuar marrëveshjen. Shoppingu im në New York përfundoi me sukses (qesh me ironi). 10.700 dozat e para do të vijnë në fillim të javës së tretë të janarit. 30 mijë e 250 doza do të vijnë në shkurt dhe me radhë në planit të vaksinimit. Ky nuk është fundi i përpjekjes sonë për të garantuar që asnjë dozë e vaksinës të mos mungojë deri në fund. Do të vazhdojmë siç kemi bërë edhe dje vonë. Ju bëj me dije se kemi garantuar edhe gatishmërinë e dy vendeve partnere për 9000 doza në gjysmën e re të janarit. Nuk i them dot emrat, sepse nuk e di nëse marrëveshja e sotme me Pfizer do të ndikojë tek ato. Por nuk na lanë vetëm në këto kohëra egoizmi dhe cinizmi të frikshëm, kur ende s’dukej drita jeshile që u çel mbrëmë. Ndërsa po negociojmë edhe me dy shtete të tjera për vaksina nga Pfizer dhe AstraZeneca. Do t’ju njoftojmë por jam falenderues, se asnjëri nga tjetri nuk hyjnë tek më të pasurit e Evropës por kanë patur bujari për të dëgjuar lutjet tona.

 

Lajmi kryesor/Rama: Shqipëria arriti marrëveshjen për 500 mijë doza vaksina me Pfizer, do të ndihmojmë edhe Kosovën. Vazhdojmë negociatat me AstraZenecan, BE na ktheu shpinën, por ne ia dolëm edhe pa të!

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama marreveshja shqiperi-pfizer edi rama marreveshja shqiperi-pfizer

Sondazh

Poll