Politike

Basha reagon sërish: Vaksina më e mirë për Shqipërinë është largimi i Ramës

1 Janar 2021, 13:06 Nga DOSJA
Basha reagon sërish: Vaksina më e mirë për

TIRANË-Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar sërish në lidhje me premtimin e radhës nga Edi Rama, për vaksinën anti-Covid.

Basha shprehet se edhe me vaksinën, është e njëjta histori sii me dështimet e Ramës në 7 vjet. Ai shton se Rama vetëm premtoi përmirësime dhe rezultatet ishin katastrofike.

Edhe me vaksinat e njëjta histori si me dështimet e Ramës këto 7 vjet. Premtoi 300 mijë vende pune dhe shtoi papunësinë dhe varfërinë, rriti koston e jetës dhe shkatërroi ekonominë. Vaksina më e mirë për Shqipërinë është largimi i Ramës. Vetëm kjo do na lëvizë nga dështimet drejt suksesit, nga dëshpërimi drejt shpresës.‘-shkruan Basha.

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se Shqipëria arriti marrëveshjen me Pfizer! 10.700 dozat e para vijnë në javën e tretë të janarit, 30.250 në shkurt dhe 9 mijë doza do të dhurohen nga dy shtete partnere. Kryeministri u zotua se vazhdojnë negociatat për të marrë edhe vaksinën AstraZeneca, ndërsa shtoi se Shqipëria u la e vetme nga BE në këtë proces.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha marreveshja shqiperi-pfizer lulzim basha marreveshja shqiperi-pfizer

Sondazh

Poll