Politike

Marrëveshja me Pfizer/ Basha: Rama premton shumë më pak doza se vendet e tjera, shet dështimet si suksese

1 Janar 2021, 12:01 Nga DOSJA
Marrëveshja me Pfizer/ Basha: Rama premton shumë më pak doza se

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas njoftimit të dhënë nga kryeministri Edi Rama se Shqipëria arriti marrëveshjen me Pfizer. Në një reagim në Tëitter, Basha thotë se edhe kësaj here, Rama shet dështimet si suksese, dhe se Shqipëria është vendi që ka marrëveshjen me më pak doza vaksine se vendet e tjera. Si përgjigje për kryeministrin i cili tha se “shoppingu im në New York u mbyll me sukses”, Basha thotë se Rama shkoi të blinte këpucë.

POSTIMI I PLOTË:

Si përherë Rama përpiqet t’i shesë dështimet si suksese. Shqipëria është vendi që jep ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët e saj. Rama premton të sjellë shumë pak vaksina, dhe shumë vonë krahasuar me vendet e tjera. Serbia ka nisur ndërkohë vaksinimin, ndërsa Rama shkoi në Nju Jork për të blerë këpucë të reja! Ky i dështuar duhet të largohet nga qeverisja, që Shqipëria të ndryshojë e të shpresojë sërish.

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se Shqipëria arriti marrëveshjen me Pfizer! 10.700 dozat e para vijnë në javën e tretë të janarit, 30.250 në shkurt dhe 9 mijë doza do të dhurohen nga dy shtete partnere. Kryeministri u zotua se vazhdojnë negociatat për të marrë edhe vaksinën AstraZeneca, ndërsa shtoi se Shqipëria u la e vetme nga BE në këtë proces.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha marreveshja shqiperi-pfizer edi rama lulzim basha marreveshja shqiperi-pfizer

Sondazh

Poll