Politike

Rama viziton beben e parë të 2021-it, i jep kurajo edhe Manastirliut: Je në kohë të bësh të tretin… (BATUTAT)

1 Janar 2021, 10:23 Nga DOSJA
Rama viziton beben e parë të 2021-it, i jep kurajo edhe Manastirliut:

TIRANË-Kryeministri Edi Rama nisi mëngjesin e 1 Janarit 2021 duke vizituar bebet që lindën në ditën e parë të vitit. I pranishëm në maternitetin ‘Koço Glozheni’ aty ku nënat sollën në jetë fëmijët e parë për këtë vit, Rama i shpërndau 4 prej tyre çekun e lindjes.


Së bashku me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu vizituan një nga një dhomat ku ishin të pranishme nënat që sollën në jetë fëmijët. Duke qënë se në maternitet më së shumti ishin vajza ato që erdhën në jetë kryeministri u shpreh: ‘Është vit i mbarë se ka ardhur me një seri gocash, bam bam bam’.

Batutat mes Ramës dhe Manastirliut ishin ato më ‘pikantet’. Ndërsa ministrja u afrua te një bebe për ta mbajtur në krah u shpreh se kishte frikë. Teksa e mori në dorë beben, mjekët e këshillonin ministren se si ta mbante.

Ndërkohë Rama iu drejtua duke i thënë: Në kohë je për ta bërë dhe një të tretë!

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama te koco glozheni ogerta manastirliu edi rama te koco glozheni ogerta manastirliu

Sondazh

Poll