Politike

Rama: Vaksinimi nis tek Air Albania me bluzat e bardha, mësuesit, policët dhe moshën mbi 75 vjeç

1 Janar 2021, 11:25 Nga DOSJA
Rama: Vaksinimi nis tek Air Albania me bluzat e bardha, mësuesit,

TIRANË- Ashtu siç edhe ishte njoftuar më parë, të parët që do të vaksinohen në Shqipëri janë bluzat e bardha, mësuesit, policët dhe të moshuarit mbi 75 vjeç. Pasi dha lajmin e arritjes së marrëveshjes me Pfizer, kryeministri Edi Rama bëri të ditur se qeveria e ka gati strategjinë e vaksinimit. Rama tha se vaksina nuk është e detyrueshme por është e këshillueshme. 


Edi Rama: Sigurimi i vaksinës ishte sfidë por nuk është sfidë e lehtë as menaxhimi i procesit. Me ç’po shohim kjo është sfidë e madhe më vete. Jemi përgatitur, MSH ka gati strategjinë. Kemi nisur punën prej disa javësh për qendrat e vaksinimit. Tirana është qendra e parë tek Air Albania Stadium me një ambient vaksinimi nga më të mirët, në një fushatë “Shqipëria buzëqesh”, falë së cilës do i kthejmë Shqipërisë buzëqeshjen e marrë peng vitin që shkoi. Vaksina nuk është e detyrueshme por është e këshillueshme. Siç e kemi thënë, vaksinimi do të nisë në fillim me bluzat e bardha, mësuesit, policët dhe moshat madhore mbi 75 vjeç. Në vijim do të vazhdohet me moshat e tjera. Jam tejet i lehtësuar sot, më në fund kam mundur të fle pak pas mesnatës, megjithëse ishte nata kur të rriturit rrinë zgjuar deri në mëngjes.

Lajmi kryesor/Rama: Shqipëria arriti marrëveshjen për 500 mijë doza vaksina me Pfizer, do të ndihmojmë edhe Kosovën. Vazhdojmë negociatat me AstraZenecan, BE na ktheu shpinën, por ne ia dolëm edhe pa të!

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama marreveshja shqiperi-pfizer edi rama marreveshja shqiperi-pfizer

Sondazh

Poll