Bota

FOTOT/ SHBA, koronavirusi i merr jetën adoleshentes pa asnjë sëmundje tjetër. E ëma: E hëngri COVID

1 Janar 2021, 10:02 Nga DOSJA
FOTOT/ SHBA, koronavirusi i merr jetën adoleshentes pa asnjë

SHBA- Një adoleshente pa asnjë problem shëndetësor vdiq nga COVID19 disa ditë pasi u ankua se i dhimbte koka. Sarah Simental u nda nga jeta të dielën, pak ditë pasi u konfirmua me COVID19. Ajo i kishte mbushur 18 vjeçe në fillim të muajit dhjetor 2020, ndërsa e ëma thotë se ajo ishte e shëndetëshme por virusi e “hëngri”.

Para Krishtlindjeve, adoleshentja kishte simptoma të lehta, ndërsa e ëma i bëri testin, i cili rezultoi pozitiv. Në vijim, Sarah u përkeqësua dhe nisi të kishte të vjella, ethe dhe dhimbje trupi. Më 23 dhjetor ajo u shtrua në spital.

“Hyri në arrest kardiak, i shkoi gjaku në tru, po i përkeqësoheshin veshkat, thjesht po e hante atë. Asnjë prind nuk duhet të shikojë kurrë fëmijën e tyre në këtë gjendje. Herën e fundit që po flisja me të në telefon më tha “do jem mirë mami”, u shpreh për mediat e huaja e ëma e adoleshentes Deborah, raporton Chicago Tribune.

Ndërkohë që zyrtarisht, autoritetet thonë se Sarah vdiq nga dështimi akut i frymëmarrjes hipoksike për shkak të infeksionit të koronavirusit, me hemorragji cerebrale jo-traumatike si një faktor kontribues.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota sarah simental vdes adoleshentja nga covid sarah simental vdes adoleshentja nga covid

Sondazh

Poll

Bota 31 Dhjetor 2020, 18:24

Kosova ndihmon Kroacinë me 100,000 euro

Kosova ndau 100,000 euro për Kroacinë, e cila këtë javë u godit nga një tërmet i fuqishëm.Qeveria e Kosovës njoftoi përmes një komunikate për media se ka miratu...