Bota

Për herë të katërt! Portugalia merr presidencën e radhës të BE-së

1 Janar 2021, 09:38 Nga DOSJA
Për herë të katërt! Portugalia merr presidencën e

PORTUGALI– Presidenca e BE-së nga sot do jetë në duart e Portugalisë. Ky shtet do ta mbaje presidencën për gjashtë muaj me rradhë.

“Është një nder dhe një përgjegjësi e madhe të marrësh drejtimin nga Gjermania dhe kancelarja Angela Merkel”, shkroi kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa në Twitter.

Kjo është hera e katërt që vendi merr presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Nën flamurin “Koha për të dhënë: një rigjenerim të drejtë, të gjelbër dhe dixhital”, gjatë presidencës së saj Portugalia ka në plan të përqendrohet në zbatimin e qëllimeve të paketës së ndihmës shumë miliardë euroshe kundër Covid-19 të Bashkimit Evropian.

Pas Portugalisë pritet që presidencën ta marrë Sllovakia.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota be portugalia merr presidencen e be be portugalia merr presidencen e be

Sondazh

Poll

Bota 31 Dhjetor 2020, 18:24

Kosova ndihmon Kroacinë me 100,000 euro

Kosova ndau 100,000 euro për Kroacinë, e cila këtë javë u godit nga një tërmet i fuqishëm.Qeveria e Kosovës njoftoi përmes një komunikate për media se ka miratu...